Një person gjendet i shtrirë në rrugë, humb jetën në spitalin e Durrësit
Një person humbi jetën sot në qytetin e Durrësit.
Mësohet se në lagjen 18 të qytetit një person është gjetur i shtrirë në rrugë.
65 vjeçari i idenifikuar me inicialet A.A., humbi jetën pasi u transportua në spital.
Ai ishte një person i alkoolizuar dhe vuante nga ceroza.
“Më datë 16.05.2018, në lagjen nr. 18, është gjetur i shtrirë në tokë, shtetasi A.A, vjeç 65 banues në Durrës, (konsumues i alkoolit dhe i sëmurë me cerozë), i cili është rrëzuar dhe vdiq në spital.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për ngjarje aksidentale”, bëjnë me dije blutë e Durrësit.
KOHA JONË SONDAZH

