Një person me kamionçin përplas një 20-vjeçar në Durrës

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Bajram Tusha” në Durrës. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije, se një kamionçinë me drejtues S. G., 65 vjeç ka përplasur motorin që drejtohej nga 20-vjeçari V. M.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 21.11.2021, rreth orës 18:05, në rrugën ” Bajram Tusha”, mjeti tip kamionçinë me drejtues shtetasin S. G., 65 vjeç, ka përplasur shtetasin V. M., 20 vjeç që po lëvizte me motomjetin e tij, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?