“Një person ndodhet në morg”, ish-deputetja deklaratë të fortë: Ka informacione se një banor i Astirit ka humbur jetën!
Ish-deputetja Orjola Pampuri ka bërë një deklaratë të fortë në Fax News, ku ka thënë se një nga banorët e Astirit, sipas saj ndodhet në morg.
Sipas Pampurit bëhet fjalë për një nga protestuesit e Unazës së Re, por nga Spitali i Traumës nuk ka ende një konfirmim të tillë për gazetarët e Fax News. Duhet thënë se Pampuri i referohej deklaratave të banorëve, një pjesë e të cilëve ndodhen të terrorizuar dhe janë ngujuar në banesa.
Sipas deputetes bëhet fjalë për një person të moshuar.
Më pas ai u transportua drejt spitalit të Traumës, ndërsa dukej në gjendje të rëndë. Ndërkohë në spital ka shkuar në 9 numri i personave të lënduarm ndërsa nga radhët e efektivëve të policisë kanë qenë 5.
/ Fax News