Një person rrëmbehet në Tiranë, zbardhet identiteti i autorëve dhe motivi

 

Janë arrestuar 2 prej autorëve të rrëmbimit të Klajdi Gjecaj mbrëmjen e së premtes, 25 dhjetor 2015,  pranë farmacisë nr 10 në Tiranë.

Një person i tretë i dyshuar si pjesëmarrës në rrëmbimin 37 vjeçarit  me precedentë penalë është shpallur në kërkim.Pengmarrja ndodhi rreth orës 20:35 ndërsa rreth orës  23:30 policia e Tiranës njoftoi arrestimin e autorëve të dyshuar.

Mbrëmë  u mësua emri i Kleidi Yzerit, 27 vjeç banues në Tiranë, ndërsa paraditen e sotme  u mësua se autori i dytë është Martin Seferi, 31 vjeç po banues në Tiranë dhe është shpallur në kërkim E. Y 31 vjeç banues po në Tiranë. Nga të dhënat e para mësohet se  rrëmbimi ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

 

Ora 20:00 Rrembimi-  Në afërsi te Farmacia nr.10, dy automjete kanë ndaluar dhe shtetasit që gjendeshin në to janë konfliktuar me njeri-tjetrin.

“Nga njeri automjet dyshohet të kenë zbritur 3 persona. Ndërsa në automjetin me targa AA 588FP dyshohet se udhëtonte Klajdi Gjeci. Pasi e kanë dhunuar fizikisht shtetasin Klajdi Gjeci e kanë marrë me vete në automjet dhe janë larguar” informoi polici në fillim.

Përmes kamerave të sigurisë në rrugë nisi verifikimi i targave të makinës me të cilën kishte ndodhur rrëmbimi dhe policia vihet në gjurmë të saj

Kamerat verifikojne makinen e rrembimit- Përmes kamerave të sigurisë në rrugë nisi verifikimi i targave të makinës me të cilën kishte ndodhur rrëmbimi dhe policia vihet në gjurmë të saj

Ndërsa nis puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve ngrihen dhe postblloqe të shumta në kryqezime.

Marrja ne pyetje- Makina në të cilën udhëtonte Klajdi Gjeci, “Peugeot”ishte në pronësi të shtetasit D.Ç, i cili ia kishte lënë për përdorim Klajdit. Policia merr menjëherë në pyetje pronarin e mjetit

“D.Ç është marrë në shtëpi nga policia dhe është shoqëruar në komisariat ku po merret në pyetje” .  Mësohet se personi i rrëmbyer ishte me precedentë penalë. Blutë ngritën postblloqe në kryqëzime të Tiranës dhe nisën punën për kapjen e autoreve.

Ora 23: 29 Arrestimi dhe lirimi i pengut- Pas një pune të organizuar nga ana e sektorit të Krimeve dhe Patrullës “Shqiponja” arrestohen autorët e rrëmbimit dhe lirohet personi i rrëmbyer.

Ora 00: 11- (26 dhjetor 2015) – Identifikohet i dyshuari si autor kryesor- Policia jep emrin e të dyshuarit si autor kryesor. “Ai është Kleidi Yzeiri. Ky shtetas u kap duke udhëtuar me një makinë taksi së bashku me shtetasin e dhunuar K.GJ”   Policia e Tiranës deklaron se për arsye hetimi nuk bën të ditur identitetet e të tjerëve. Ndërkohë policia po punon për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

SHKARKO APP