Një prej raketave të lëshuara nga Libani rrëzohet mbi hotelin ku gjendej Sekretari Amerikan, Blinken

Sirenat paralajmëruese për sulme ajrore jehuan mbi Tel Aviv të mërkurën ndërsa Sekretari i Shtetit Antony Blinken ishte para përfundimit të vizitës në Izrael. Tymi nga një prej raketave që u rrëzua nga Izraeli shihej mbi hotelin ku qëndroi Sekretari Blinken, para se të udhëtonte drejt Arabisë Saudite.

Disa zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit dhe ekipet e mediave që po e mbulojnë vizitën e tij u detyruan të largohen nga restoranti i hotelit drejt një vendstrehimi së bashku me personelin e hotelit, ndërsa dëgjoheshin sirenat.

Gjatë qëndrimit në Tel Aviv Sekretari Blinken i kërkoi Izraelit të përfitojë nga mundësia e krijuar nga fitoret taktike kundër grupit militant palestinez Hamas që të kërkojë një marrëveshje për lirimin e pengjeve. Kjo është vizita e 11-të e shefit të diplomacisë amerikane në rajon që kur filloi lufta Izrael – Hamas shkruan VOA.

SHKARKO APP