Një president i përbashkët Shqipëri-Kosovë? Princ Leka tregon rrugën si mund të realizohet

Deklarata e kryeministrit Rama një ditë më parë nga Kuvendi i Kosovës ku foli për mundësionë e një Presidenti të përbashkët në të ardhmen, ka ngjallur shumë reagime. Princ Leka përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, thotë se “Bashkimi Kombëtar ka qenë, është dhe do të jetë ëndrra dhe përpjekja e Familjes Mbretërore brez pas brezi”.

Sakaq, ai tregon edhe mënyrën sesi mund të realizohet një bashkim i tillë.

REAGIMI I PLOTE
Bashkimi Kombëtar ka qenë, është dhe do të jetë ëndrra dhe përpjekja e Familjes Mbretërore brez pas brezi, madje edhe kur nuk guxonte askush tjetër ta artikulonte! Realizimi arrihet me Kurorën Mbretërore në dy shtete si simbol i këtij uniteti. Kjo do të ishte logjika e stabilitetit real, traditës dhe prosperitetit të vërtetë, sic e sugjerojnë shembujt e padiskutueshëm të suksesit në vendet më të zhvilluara perëndimore.
prins

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?