Një president nga populli? Kikia: Lutem që të jetë serioze ideja e Ramës

Një president nga populli? Analisti Mentor Kikia shpreson që ideja e hedhur sot nga kryeministri Edi Rama të merret seriozisht dhe të bëhet realitet. Për të duhet të ristrukturohet ngrehina ligjore me ndryshimet e plota kushtetuese.

“Nëse vendos t’i drejtohet popullit me referendum zyrtar do të duhet të merret seriozisht me një ristrukturim të ngrehinës ligjore që të mos bëhen shartime, por një rikonstruksion i plotë me ndryshime kushtetuese. Kjo është një gjë serioze që nuk ndodh shpesh. Lus që të jetë serioze ideja e Ramës se një president nga populli është i pavarur dhe nuk do të jetë konfliktual. Presidenca meta konsumoi gjithçka që dilte në mitingje, konsumoi fushatat elektorale, konsumoi një lëvizje për shkarkimin e presidentit”.

Për Kikinë ligji i ri duhet të zgjerojë fuqitë e presidentit, të cilat janë cunguar duke e shndërruar në një strukturë simbolike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk dimë se çdo ketë ky ligj i ri por duhet t’i zgjerohen fuqitë se boll është cunguar dhe është shndërruar në një strukturë simbolike. Duhet konsideruar edhe hipoteza se mund të përgatitet terreni”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?