Një punonjëse me COVID-19, mbyllet çerdhja në Vlorë

Çerdhja numër 2 në Vlorë është mbyllur nga Inspektoriati Shëndetësor në Vlorë pasi një punonjëse rezultoi poztitive me Covid-19.

Simptoma kanë shfaqur edhe 3 punonjës të tjerë, ndërsa pjesa tjetër e stafit mbetet në pritje te tamponit.

Çerdhja do të qëndrojë e mbyllur deri më datën 5 dhjetor.

Në qytetin e Vlorës janë konfirmuar 801 raste të personave të infektuar me COVID-19, ndërkohë dje Ministria e Shëndetësisë informoi për 7 raste të reja në këtë qark.

SHKARKO APP