Një qytet në Australi digjet

Në pjesën perëndimore të Australisë, një qytet i vogël i quajtur Yarloop, është duke u djegur. Gjithsej 95 shtëpi janë djegur, në jug të Perth, por raportohet edhe për 3 persona të zhdukur. Ende nuk dihet se çka ka shkaktuar këtë zjarr masiv.

Zjarri ka arritur lartësinë prej 50m, raporton BBC.

Zona ku është shkaktuar zjarri është 58 mijë hektarë. Zjarri ka përfshirë vendet Harvey, Preston Beach dhe zonat përreth.

Një politikan lokal i tha BBC zjarr se “ky mund të jetë fundi” i qytetit Yarloop”, transmeton Gazeta Express.

Komisioneri, Wayne Gregson tha në një konferencë shtypi se zjarri në Yarloop ishte shumë intensiv. Ai tha se 4 zjarrfikës u plagosën duke u ndeshur me flakën.

SHKARKO APP