Një rast i rëndë me COVID 19 sillet me urgjencë nga Shkodra në Tiranë

News24 raporton se sot ka mbërritur në spitalin Infektiv COVID 1, një pacient në gjendje të rëndë nga Shkodra i infektuar me koronavirus.

Sipas News 24, bëhet fjalë për një të sëmurë në gjendje të rëndë, i cili pritet të intubohet.

Po ashtu u mësua se kanë nisur sot testimet serologjike dhe të parët që do testohen janë personeli mjekësor në dy spitalet COVID 1 dhe COVID 2.

SHKARKO APP