Një satirë për kombin, humori i zi nga Vangjel Kozma

Një satirë fund e krye mbi kombin tonë. Sipas Vangjel Kozma, fjala “komb” do të thotë nyje dhe nyje do të thotë gdhë. Kurse ne vazhdojmë të mburremi se jemi gdhëja më e vjetër në Evropë.

Përveç kësaj me termin “nderi i kombit” kemi abuzuar në bashkësinë e fjalës së vet, por sidomos me fjalën nder. Prandaj edhe “Nderi i Kombit” është drama e Vangjel Kozma që ngjitet në skenë nën regjinë e Erion Isait, në teatrin Kombëtar Eksperimental, për të sjellë humorin e zi me institucionet shtetërore, mediat dhe individin e thjeshtë.

“Është një dramë në radhë të parë, aty ka të qeshura pa fund po thelbi është drama. Ne kemi spekuluar pa fund me fjalën ‘nder’ dhe nuk jemi të përgatitur të shohim në shoqërinë tonë një njeri të ndershëm, por vëtetë të ndershëm”, rrëfen Vangjel Kozma.

Së bashku me të, autori promovon edhe librin e tij ‘Epopeja e supës” dhe epope të tjera, duke i habitur të gjithë që ai shkruan dramë, pasi emri i tij është një ngjizje natyrale me komedinë.

“Libri ka pesë drama dhe një monodramë. Është “Madhështia e marrëzisë”, që është bashkëautor Jani Duri, është “Epopeja e supës”, drama fituese e konkursit të madh të dramës dhe letërsisë para 20e ca vitesh, është “Horoskopi babilonas”, “Nderi i kombit” që jepet tani dhe “Marr guximin”, rrëfen Kozma.

Ai është i bindur që asnjëherë nuk ka shkruar komedi apo humor, por gjithmonë dramat e tij janë ashtu të vërteta. Dhe e gjithë krijimtaria e tij është e mbuluar me nje gjethe, të cilët ai pakëz e zbuloi në këtë promovim mes miqsh.

Top Channel

SHKARKO APP