Një shoqatë unike është themeluar së fundmi         

Më 7 mars, në ambjentet e hotel ”Plaza” u zhvillua mledhja e parë e asamblesë e shoqatës ”Albanian E-Commerce Association” (AECA), por kjo mbledhje ka qënë krejtësisht ndryshe nga mbledhjet e zakonshme të shoqatave në Shqipëri. Në fakt gjithçka rreth kësaj shoqate është unike dhe ndryshe. Që nga transparenca të cilën ka pasur në themelimin e saj tek gjithpërfshirja në krijimin e saj.

Në datë 11 shkurt u zhvillua mbledhja për themelimin e shoqatës lajmërim i cili është bërë shumë ditë përpara nga Valer Pinderi nismëtari i këtij aktiviteti, GIZ suportuesi kryesor i saj dhe ABSL Albania shoqata që e mundësoi themelimin e shoqatës si Klaster i saj deri në aprovimin nga gjykata deri në aprovimin e saj në gjykatë. Atë ditë nga 30 pjesmarrës që pritej, u mblodhën më shumë se 100 veta në sallën më të madhe tek ”Plaza”, deri sa u detyruan që të mos lejonin më të hynin për shkak të sigurisë nga Covid-19. Aty ishin mbi 80 kompani nga të cilat në fund të prezantimin firmosën 35 kompani për themelimin e shoqatës.

Menjëherë pas këtij takimi i është lënë kohë të gjithë të interesuarëve të tjerë të shprehin dëshirën për tu bërë pjesë e shoqatës apo për të marrë më shumë informacion deri tek takimi i tyre ditën e Hënë 7 Mars. Në këtë takim të dytë u votua nen pas neni i gjithë statuti duke marë në konsideratë të gjithë pjesmarrësit të industrisë. Pas prezantimit të parë edhe prezantimi i bërë u publikua për herë të parë në Shqipëri për ti dhënë kohë të gjithë të interesuarëve prezantimi është vendosur në YouTube tek linku këtu .

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që merej mendimi i të gjithëve, votuan vetëm ata që kishin paguar kuotën e anëtarësimit dhe ishin bërë tashmë anëtarë të ligjshëm. Aktualisht janë 34 kompani të regjistruara në shoqatë dhe interesi është shumë i madh për të tjera. 24 anëtarë votuan të gjitha nenet e statutit një nga një, dhe më pas përzgjodhën 9 anëtarët e bordit nga 19 kompani të interesuara për këtë rol. Nga këto votime u zgjodh ky bord drejtues:

Swiss Digital Mobile Reklama

Aladini.al – Përfaqësuar nga Valer Pinderi

Infiniti (shoppingTV.al) – Përfaqësuar nga Rezart Lahi

Albagame – Përfaqësuar nga Shpëtim Duli

Neptun – Përfaqësuar nga Erjon Curraj

Shpi.al – Përfaqësuar nga Tomi Kallanxha

Iute Payment – Përfaqësuar nga Flobes Subashi

Pay Sera – Përfaqësuar nga Idlir Ahmeti

Alfa Courrier Services – Përfaqësuar nga Erandi Sula

Union Transport (Albanian Courrier) – Përfaqësuar nga Gent Joca

Për të kuptuar përse kjo lloj energjie dhe strategjie ne pyetëm nismëtarin e saj tani anëtar bordi Valer Pinderi.

Gazetari: Z. Pinderi përse ka nevojë për një shoqatë e-commerce në Shqipëri?

Valer Pinderi: Në fakt kjo shoqatë është pak e vonuar sepse nevoja e saj ishte që prej 2018 kur ecommerce u bë një trend i qartë edhe në Shqipëri ashtu siç ishte në gjithë botën. Por për fat të keq kompanitë në këtë sektor përballen me shumë vështirësi dhe pengesa kështu nuk e kanë luksin të shkojnë në shoqata, ose të paktën kështu ju dukej deri tani. Vështirësitë janë të shumta, më e rëndësishmja është mungesa e standarteve dhe informalitetit që sidomos pas pandemisë e mbizotëroi këtë sektor. Ne nuk kemi shifra zyrtare por nga eksperienca 10 vjeçare që kam në treg mbi 70% të kompanive kanë një formë informaliteti. Ky informalitet në shitjet online është më tepër se një problem taksash, ai kthehet në një problem standarti dhe cilësie ndaj klientit dhe kompleksitet të të bërit të biznes kështu përveç se është më i madh se në industritë e tjera, ka edhe inpakt më të madh në kompanitë që operojnë. Gjithashtu janë me mijëra kompani që përfshihen në këtë industri, mbi 3500 shitësa, mbi 30 posta, shumë forma pagesash dhe me qindra kompani zhvillimi webesh dhe marketingu online të cilat nuk kanë asnjë njeri ti përfaqësojë. Ndërkohë këto janë bizneset e të ardhmes dhe askush nuk po punon për ta përveç institucioneve jo qeveritare si GIZ, Banka Botërore, Risi Albania, USAID etj të cilat nuk e njohin problemin dhe nuk mund të japin kontributin maksimal pa një përfaqësues nga vetë bizneset. Arsye tjetër kritike është nevoja që kompanitë kanë për rritjen e kapaciteteve, dhe mungesa e eksperiencës ia u vështirëson shumë punën ndërkohë bashkimi do i japë shumë avantazhe.

Gazetari: Çfarë përfitimi do të kenë anëtarët në këtë shoqatë?

Valer Pinderi: Praktikisht ne do bashkohemi të gjithë, me një strukturë dhe strategji për të bërë më mirë dhe më shumë ato të cilat secila kompani po bën vetë por pa sukses për shkak të kompleksitetit dhe vështirësisë që ka. Ajo që dua të them është që ne me një ekip njerëzish do qartësojmë dhe insistojmë në radhë të parë në një lobim të mirë drejt shtetit për nevojat tona. Ne me një entitet të pavarur nga bizneset, do të rrisim sigurinë dhe besimin që konsumatorët do kenë për të gjithë pjestarët e shoqatës duke i ofruar atyre një çertefikatë sigure e lidhur me një fond garancie për kompesimin e konsumatorëve të cilëve nuk ju ka shërbyer kompania siç duhet duke hequr përgjithmonë frikën e mashtrimit. Do të ngrihet një akademi për rritjen e kapaciteteve të kompanive në shoqatë dhe sigurisht do të krijohen shumë evente me ekspertë për shitjet online dhe të gjitha risitë në këtë industri. Gjithashtu kemi filluar tashmë partneritetet me shoqatat më të mëdha në vend për suportin që mund të na japin dhe koordinimin me shoqatat e rajonit për një strategji të përbashkët.

Gazetari: Pse ka pasur kaq shumë pjesmarrje?

Valer Pinderi: Ka pasur për dy arsye, e para sepse nevoja është shumë e madhe dhe përfitimet gjithashtu. Ndërkohë arsyeja e dytë është sepse gjithçka është bërë në mënyrë transparente dhe janë ftuar të gjithë lojtarët duke respektuar mendimin e secilit. Madje shumë propozime që unë i kam hedhur në diskutim janë votuar të jenë ndryshe, si emri i shoqatës, numri i anëtarëve në bord etj dhe për këtë më vjen mirë sepse as unë dhe askush tjetër nuk do ta bënte dot ndryshimin që na duhet i vetëm. Vetëm nëse bashkoheshim dhe diskutojmë duke votuar mendimet e ndryshme që kemi mund të ecim përpara të gjithë bashkë.

Gazetari: Çfarë është hapi i rradhës i shoqatës?

Valer Pinderi: Tani që zgjodhëm bordin ne fillojmë punën reale. Si fillim do të përfundojmë një plan veprimi të cilin do ia nisim Ministrisë së Financave me të cilën kemi zhvilluar takime dhe na mirëpresin me sugjerime. Më pas do të përfundojmë planin strategjik të kompanisë për të kërkuar ndihmë nga Banka Botërore, USAID, GIZ, Risi Albania të cilat kanë shprehur gadishmërinë për të na ndihmuar dhe na kanë bërë me dije që shitjet online janë pjesë e fokusit të tyre kryesor në aktivitetet e tyre për 3 vitet e ardhshme. Gjithashtu do të fillojmë fushatën e rritjes së numrit të anëtarëve dhe menjëherë me inplementimin e strategjisë për ti rritur përfitimet secilit prej anëtarëve të shoqatës por edhe të gjithë tregut në tërësi.

Jemi shumë optimistë që tani realiteti i shitjeve online në Shqipëri ka një entitet të besuar për të përmirësuar gjithçka i duhet kësaj industrie.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?