Një shqiptar futet në centralin bërthamor më të madh të Europës

Pas shqetësimeve, gati në frikë, në centralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë gjenden 5 inspektorë nga Agjencia Bërthamore Botërore, mes të cilëve edhe një shqiptar.

Grupi i dërguar nga OKB është i përbërë nga inspektori shqiptar, një spanjoll, lituanez, jordanez dhe rumun. Pas inspektimit, ata thanë se integriteti fizik i centralit është shkelur disa herë.

“Nuk do të shkojmë askund. Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore është këtu tani dhe do të qëndrojë. Është e qartë se centrali dhe integriteti fizik i tij është shkelur disa herë; pa dashje apo qëllimisht nuk e përcaktojmë dot ende”, tha kreu i IAEA Rafaele Grossi.

SHKARKO APP