Një shqiptar nga Kukësi, drejtues i një celule terroriste islamike

 

Një shtetas shqiptar nga fshati Resk i rrethit të Kukësit është në listën e autoriteteve italiane, si drejtues i një celule terroriste islamike dhe mund të fshihet në Venecie shkruan sot Koha Ditore.

24-vjeçari Baftjar Bruka është edhe i dyshuari kryesor për shpërthimin e ndodhur në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri, në muajin shkurt.

Sipas gazetës italiane “L’Espresso”, Bruka është kapobanda i një celule shqiptare dhe një ekspert i lëndëve shpërthyese, edhe pse vetëm 24 vjeç. Sipas gazetës italiane, Bruka drejten në zonën e Venecias një rrjet të mirëfilltë terrorist, që mund edhe të jetë duke përgatitur sulme terroriste atje.

Bruka rezulton të jetë një personazh i njohur për hetuesit italianë. Ai ka shkelur në vendin fqinj më shumë se një herë dhe u është nënshtruar disa kontrolleve të policisë. Në vitin 2013, ai u ndalua fillimisht në Pizza dhe më pas në stacionin hekurudhor të Firences.

Më pas, në shkurt 2014 ai ka lënë gjurmë në Venecia, ku i është nënshtruar kontrollit të radhës nga policia, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

SHKARKO APP