Një tjetër Berishë padit sekretarin Blinken

Një vit pasi Sali Berisha paditi sekretarin amerikan në Gjykatën Korreksionale të Parisit, një tjetër padi ka ardhur për Blinken, jo nga Tirana, po nga SHBA-ja. Edijan Berisha ka paditur Blinken-in në një çështje leje qëndrimi në SHBA.

Sipas dokumentit, që daton në mars 2022, prokurori i kërkon gjykatës të shtyjë shqyrtimin e çështjes pasi ekziston mundësia që ajo të zgjidhet me mirëkuptim pa qenë nevoja për të shkuar në gjykatë.

Rreth një vit para Edijan Berishës, në gusht 2021, deputeti i PD-së Sali Berisha njoftoi se kishte paditur në Gjykatën Korreksionale të Parisit Sekretarin e Shtetit Blinken.

SHKARKO APP