Një tjetër familje me shtëpi të re pas tërmetit, Rama thumbon sërish Veliajn

Kryeministri Edi Rama ka qënë sot pranë familjes së Enver Dedajt në Vorë, e cila është bërë me banesë të re, pasi e vjetra u dëmtua krejtësisht nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Kryeministri premtoi rindërtimin e të gjitha banesave të shembura dhe strehimin në banesa të reja për çdokënd që e ka humbur një të tillë.

“Kush është i pari nuk ankohet, duhet të bëjë më shumë dhe të ecë më shpejt. Do t’i bëjmë të gjitha shtëpitë, të gjithë do kenë shtëpi më të mira se ato që kishin. Duhet vetëm pak durim”,- tha Rama.

Ndërsa i hidhte një sy shtëpisë së re, kryeminstri tha se mungonin abazhurët dhe urdhëroi që të vendoseshin. Por edhe në këtë rast nuk la pa thumbuar, Bashkinë e Tiranës, të drejtuar nga Erion Veliaj.

“Abazhurët, abazhurët, mos u bëni si Bashkia i Tiranës që duhet me ju thonë të gjitha, e pastaj kur ju thua i bëjnë”,- tha ai.

Kryebashkiaku Veliaj është vënë në siklet nga kryeministri edhe më herët gjatë strehimit të një tjetër familje, ndërsa Rama vuri re muret e shkarravitura i dha këtij të fundit një ultimatum:

Edi Rama: Po këto pse nuk i lyni këto o Erion? Pse nuk i lyeni këto muret?
Erion Veliaj: Do i lyejmë, do i lyejmë kryetar. Po…
Edi Rama: Ç’a do i lyejmë, mos ti shikoj më këto… Ky është dhe pallati që administroni ju.
Erion Veliaj: Do keni gjithçka këtu se Kryeministri është prefeksionist shikon dhe gjërat e vogla.
Edi Rama: Ore ç’a kryeministri, do të lyeni shkallët nesër. Ato shkarravina nuk duhet të jenë nesër. Mos na trego ç’a duhet të bëjmë ne, po na trego ç’a do të bësh ti. Nesër në mëngjes të vish këtu. Unë nesër do të dal në 5 e 30 nga shtëpia për në punë, ti do të dalësh në 4 e 30 do lyesh shkallën. Ti personalisht, ti.
Erion Veliaj: Ok.

SHKARKO APP