Një tjetër i dyshuar me koronavirus mbërrin me ambulancë te Infektivi

Harta e qyteteve të prekura nga koronavirusi në vendin tonë mund të ndryshojë.

Rreth orës 10:40 në ambientet e Infektivit ka mbërritur një autoambulancë nga qyteti i Kavajës, me një person të dyshuar me koronavirus.

Sipas News24 personi i dyshuar por edhe stafi që e shoqëronte ishin të veshur me veshjen përkatëse dhe të maskuar. Pacienti ka ecur me këmbët e tij drejt spitalit dhe në këto moment po I nënshtrohet testit për virusin.

Aktualisht në këtë spital numri i të shtruarve është 30 persona, 3 prej të cilëve ndodhen në terapi intensive. Golemi raportoi gjithashtu se mes këtyre personave ndodhet edhe një 66-vjecar me problem të tjera shëndetësore.

Kujtojmë ë deri më tani në vendin tonë, nga përhapja e pandemisë së koroanvirusit kanë humbur jetën dy persona, një grua 73-vjecare nga Durrësi dhe një 66-vjecar nga Lushnja, i shtruar pranë Infektivit. Të dy personat kishin pasur histori udhëtimi në Itali, atje ku virusi është përhapur frikshëm. Vetëm 24 orët e fundit janë shënuar mbi 400 të vdekur.

SHKARKO APP