Një tjetër kryebashkiak i PS-së nën hetim nga SPAK! U premtoi qytetarëve punë në këmbim të votave

Një tjetër kryebashkiak i PS-së do të përballet me drejtësinë. Fjala është për kreun e Këlcyrës, Klement Ndoni. Në pyetje sot është marrë një tjetër qytetare për të cilën ka dyshime se i është ofruar mbështetje në formë ryshfeti kundrejt votës për kryebashkiakun në 14 maj.

Procedimi penal nr.178 i vitit 2023 për të cilën ndodhet nën hetim Ndoni nga prokurori Ols Dado ka të bëjë me dyshimet për krime zgjedhore, të denoncuar edhe nga qytetarë të Këlcyrës. Pikërisht njëri prej tyre, një i moshuar 75-vjeçar u paraqit të mërkurën e kaluar në SPAK për t’u marrë në pyetje.

Në denoncimin e bërë prej tij përpara zgjedhjeve të 14 majit, pretendoi se funksionarë vendor në këtë Bashki, i kanë ofruar ndihmë ekonomike dhe punësim të djalit të papunë në këmbim të votave të familjes së tij në favor të kandidatit socialist për kreun e Bashkisë Klement Ndoni i cili kërkonte mandatin e katërt në këtë funksion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas denoncuesit Agim Bakushllari, episodi kishte ndodhur në zyrat e Bashkisë vetëm dy ditë para zgjedhjeve lokale. Ndoni rezulton i kallëzuar edhe më parë në prokurori me akuzat për shpërdorim detyre, në disa projekte në qytet apo emërime në sektorin publik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?