Një tjetër ndërtesë rrafshohet nesër në Fier, ja mesazhi i IKMT për qytetarët

Një tjetër ndërtesë në Fier do të shëmbet me shpërthim të kontrolluar. IKMT ka njoftuar se të shtunën (17 shkurt) në orën 12:00 do të shembet me shpërthim të kontrolluar një objekt 4-katësh pranë vendit të quajtur “Ura me Shkallë”.

IKMT u bën thirrje banorëve të zonës, që ndodhen në rrezen 400 m nga vendi i shpërthimit, që të hapin dritaret e dyert për të shmangur valën goditëse.

Po ashtu, u kërkohet banorëve që të ulin në dysheme televizorë e kompjuter dhe të largohen nga banesat e tyre 60 minuta përpara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aksioni i IKMT-së në Fier vijon prej javësh tashmë, dhe bëhet në kuadër të planit për rehabilitimin e lumit Gjanica dhe qendrës së qytetit

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?