Një tjetër shtet heq kufizimet e udhëtimit me Shqipërinë
Aeroporti i Rinasit ka njoftuar ditën e sotme se janë hequr të gjitha kufizimet për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Spanjës.
Në njoftimin zyrtar, thuhet se për të vizituar Spanjën, nuk nevojitet rezultati i testit, edhe as vaksinat nuk janë të detyrueshme.
Për të udhëtuar, pasagjerëve do t’i kërkohet vetëm bileta, pasaporta dhe maska mbrojtëse.
Njoftimi i TIA
Hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Spanjë.
As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.
Ju lutem vetëm të plotësoni Formularin e Kontrollit Shëndetësor (FCS), të cilin mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:
https://www.spth.gob.es/create (individ)
https://www.spth.gob.es/create-group (grup/familje)
Nëse 14 ditët e fundit keni vizituar vende të tjera përpara udhëtimit në Spanjë, ju duhet patjetër PCR i 48 orëve të fundit, vaksinat e miratuara nga EMA apo OBSH, apo vërtetim i autoriteteve shëndetësore që e keni kaluar Covid 19.
Ju faleminderit për bashkëpunimin,
Tirana International Airport