Një tjetër vend Europian heq kufizimet e udhëtimit për shqiptarët

Një tjetër vend anëtarë i Bashkimit Europian ka vendosur që të lehtësojë masat për udhëtimet me shqiptarët.

Ministria e Jashtme njofton se Spanja ka vendosur të lehtësojë masat dhe çdo kush që do të udhëtojë drejt këtij vendi i duhet dokumenti i udhëtimit, test negativ ose të jetë i vaksinuar me dozat kundër Covid-19.

Përjashtohen nga kërkesa për test fëmijët nën moshën 6 vjeç. Fëmijët mbi moshën 6 vjeç që shoqërohen nga prindërit e vaksinuar duhet të kenë testin negativ COVID-19.

E plotë:

Lehtësohen levizjet e shtetasve shqiptar që udhëtojnë drejt Spanjës.

Shtetasit shqiptarë duhet të jenë të pajisur me:

📌 dokumentacionin e vlefshëm të udhëtimit;

📌 testin negativ covid 19 (PCR ose test i shpejtë) të bërë brenda 72 orëve të fundit; ose

📌 certifikatë vaksinimi të plotë, që konfirmon vaksinimin të paktën 14 ditë para udhëtimit;

📌 regjistrimi para udhëtimit në portalin https://www.spth.gob.es/ 48 orë dhe marrjes së kodit përkatës QR, 48 orë para udhëtimit;

❗️❗️Përjashtohen nga kërkesa për test fëmijët nën moshën 6 vjeç. Fëmijët mbi moshën 6 vjeç që shoqërohen nga prindërit e vaksinuar duhet të kenë testin negativ COVID-19.

❗️❗️Vaksinat që njihen nga autoritet spanjolle jane: Pfizer BioNTech; Moderna; Astrazeneca; Janssen/Johnson & Johnson; Sinopharm;

 

SHKARKO APP