Një tjetër zonjë i bashkohet LSI/Braimllari: Vendi ka nevojë për gra me energji pozitive
Aktualitet E Enjte, 18 Mars 2021 17:24
Sekretari i përgjithshëm i LSI, njëherësh edhe drejtues politik i LSI në Korçë, Endrit Braimllari, thotë se Shqipëria ka nevojë që në politikë të jenë vajza dhe gra me energji pozitive. ”Kënaqësi që në ekipin tonë u bashkua Nersida. Vendi ka nevojë për gra me energji pozitive të cilat duan t’a ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri. Ne do të punojmë për të krijuar shanse dhe mundësi të barabarta”,-shkruan në facebook kandidati për deputet.