Një trajner futbolli dhe dy skandale pedofilie në Tiranë dhe Ersekë

 

Dy ngjarje të pazakonta, që kanë ndodhur në Tiranë dhe Ersekë, kanë vënë në lëvizje policinë për t’i zbardhur ato dhe për të vënë autorët para përgjegjësisë. Në Tiranë në skandal është përfshirë një  trajner i të rinjve të futbollit të Mamurrasit, i cili është denoncuar nga dy futbollist të rinj vlonjate, kurse në Ersekë është dhunuar seksualisht një 18-vjeçar me probleme mendore.

Ngjarja e Tiranës     

Policia e Tiranës sqaron tentativën e trajnerit Sokol Metaj, i cili akuzohet se ka abuzuar me dy adoleshentë 17-vjeçarë.

Sipas uniformave blu, 49-vjeçari me profesion trajner i ekipit U-17 i Mamurrasit, dyshohet se kishte mashtruar dy të rinjtë që ishin me origjinë nga qytetit i Vlorës, duke iu premtuar se do t’iu gjente një banesë me qira te një miku i tij dhe më pas ka abuzuar seksualisht me ta.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës ku, Metaj pasi ishte kthyer nga trajnimi i ekipit të të rinjve, mori në telefon dy djemtë, dhe i ftoi që të hipin në makinën e tij për t’i dërguar në shtëpinë që kishte gjetur me qira, afër zonës së “21 Dhjetorit”.

Adoleshentët udhëtuan në makinë dhe më pas, pranë shërbimit zjarrfikës te “21 Dhjetori”, 49-vjeçari sipas dëshmive e hetimeve tentoi të kapë me zor 17-vjeçarin R.V., duke bërë veprime të turpshme.

Adoleshentët reaguan duke e goditur  Metajn me grushte dhe shkelma, aq sa bënë që ky i fundit të marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Metaj i denoncoi ata në polici për ngjarjen, si një grabitje me armë, por pas ndalimit dhe marrjes së dëshmive të dy adoleshentëve, ekspertët konstatuan versione të ndryshme dhe dolën në përfundimin se ngjarja ishte e inskenuar prej tij. Priten hetime të mëtejshme për të zbardhur ngjarjen dhe për të vënë para përgjegjësisë ligjore  Metajn, nëse provohet se ka abuzuar seksualisht me futbollistët e rinj.  

Ngjarja në Ersekë

Sakaq, Edhe në Ersekë është arrestuar edhe një 44-vjeçar pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një 18-vjeçar, i sëmurë mendor. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Ersekës, shtetasi Ilir Veisi, 44 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, është denoncuar nga nëna e 18-vjeçarit, shtetasja me inicialet R. K., 48 vjeçe. Ajo ka deklaruar se Veisi ka kryer marrëdhënie homoseksuale me djalin e saj A. K., i cili pas verifikimeve rezulton se është i sëmurë mendor me kartelë.

SHKARKO APP