Një trup i pajetë gjendet në Dibër

Një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Dibër, në vendin e quajtur ”Ura e Gjoricës”. Policia bën të ditur se nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas është aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë:

Dibër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”, është gjetur pa shenja jete, shtetasi F.L., rreth 60 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas është aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

SHKARKO APP