Një turist i huaj bie nga lartësia në malin e Çikës

Një turist i huaj ka rënë nga lartësia në malin e Çikës. Ende nuk dihet për gjendjen shëndetësore të tij.

Mësohet se kanë qenë shokët të cilët kanë njoftuar autoritetet për ndihmë.

Ndërkohë shtetasi 55-vjeç A.A kishte shkuar për ngjitje në mal bashkë me miqtë e tij dhe është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është dëmtuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat e shpëtimit për t’i ardhur në ndihmë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Himarë/Informacion paraprak

Më datë 28.06.2022, rreth orës 11:20, në sallën operative të DVP Vlorë, është marrë njoftim se disa punonjës të Ujësjellësit në Bashkinë Himarë, ndodhen në malin e Çikës dhe se njëri prej tyre, shtetasi A. A., rreth 55 vjeç, është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është dëmtuar.

Në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe shërbimet e emergjencës, për të bërë të mundur transportin e shtetasin e dëmtuar, në spital.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?