Një ushtri e përhershme e NATO-s në kufijtë e Europës kundër sulmeve të ardhshme

Në Ukrainë po shkojnë liderët e Europës. Dje presidenti ukrainas Zelensky priti kancelarin austriak Karl Nehammer dhe kryeministrin britanik Boris Johnson, të cilët premtuan të bëjnë gjithçka që është e mundur, në aspektin e ndihmës ushtarake dhe financiare, për ta bërë Ukrainën të rilindë pas luftës dhe “të mos pushtohet më kurrë”.

Nga ana tjetër, NATO po punon për vendosjen e një ushtrie të përhershme në kufijtë e vendeve të saj në një përpjekje për të kundërshtuar sulmet e mundshme nga Rusia pas pushtimit në Ukrainë.

Këtë e ka treguar në një intervistë ekskluzive për “The Telegraph”, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

SHKARKO APP