Një viktimë nga zjarret/ Çako: Situata precipitoi shpejt, ka të lënduar dhe të asfiksuar

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka folur për situatën me zjarret në Gjirokastër, aty ku edhe një 60-vjeçar humbi jetën. Sipas tij situata precipitoi shpejt, si dhe pohon se ka të lënduar dhe të asfiksuar nga flakët që kanë pushtuar këtë qark.

”Janë shënuar dhe problematika me humbje jetësh. Po siç e keni marrë vesh tani është shënuar një viktimë. Po punohet intensivisht. Është nisur dhe një helikopter.

Situata në Gjirokastër ka precipituar në formë të shpejtë. Po punohet intensivisht për të siguruar jetën e banorëve, dhe më pas banesat. Janë evakuar banorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po punohet për krijimin e kordonit. Ka të lënduar dhe të asfiksuar. Po vlerësohet numri. I është dhënë ndihma e shpejtë. Është i vështirë evakuimi, por po punohet”,-tha Çako.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?