Një vit nga tërmeti, Dhima: Paaftësi dhe shkelje nga Instituti i Ndërtimit në vlerësimin e banesave në Durrës!

Kur kanë kaluar një vit nga tërmeti tragjik që goditi vendin tonë dhe një ndër zonat më të dëmtuara ishte Durrësi, Lëvizja Socialiste për Integrim denoncon situatën me vlerësimin e banesave të dëmtuara nga ana e institucioneve shtetërore.

Zëvendëskryetari i LSI-së dega Durrës, Bujar Dhima deklaron se ajo që ka ndodhur është paaftësi dhe shkelje nga Instituti i Ndërtimit në vlerësimin e banesave në Durrës.

“Paaftësi dhe shkelje nga Instituti i Ndërtimit në vlerësimin e banesave në Durrës! Banorët me banesa të dëmtuara gjenden ende në gjendje kaotike e të paqartë pasi dëmet e tërmetit u vlerësuan nga punonjës të pakualifikuar. Kapacitetet profesionale të Institutit të Ndërtimit – institucioni shkencor i ngarkuar me vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti lenë shumë për të dëshiruar. Nga 16 punonjës së Drejtorisë së Rregullave Teknike dhe Oponencës, 7 punonjës nuk kanë licencë për projektim, ky kriter i kërkuar, dhe 5 punonjës janë të sapodiplomuar dhe pa eksperiencë në fushën e projektimeve. Shpesh janë firmosur akt-ekspertiza të ndryshme për të njëjtën godinë, vepra që përbëjnë shkelje ligjore. 1 vit nga tragjedia e 26 nëntorit 2019 dhe banorët e Durrësit me shtëpi të dëmtuara janë ende pa informacion ose pre e padrejtësisë nga pushteti qendror dhe vendor, si edhe të inkompetencës dhe shkeljeve të Institutit të Ndërtimit. Më 25 prill Durrësi dhe mbarë Shqipëria do çlirohet përgjithmonë nga kjo qeverisje e papërgjegjshme dhe korruptive dhe do të nisë rindërtimi i vërtetë i Durrësit tonë”, deklaron Bujar Dhima, Zv/Kryetar i LSI Durrës.

SHKARKO APP