Një vit pandemi, Shqipëria ende në luftë të egër me Covid-19. Shifrat janë shqetësuese

Ishte 9 marsi 2020 kur institucionet bënë me dije se në Shqipëri konfirmohen rastet e para me Covid-19. Babë e bir ishin të parët u shtruan në spitalin infektiv në QSUT, spitali i parë i kthyer në pavijon Covid në vend. Vetëm dy ditë pas konfirmimit të rasteve të para, u shënua edhe viktima e parë nga Covid-19, e cila ishte një 73-vjeçare në qytetin e Durrësit.

Muaji shkurt 2021 rezulton të jetë muaji me numrin më të lartë të tprekjeve dhe viktimave. Në total që nga nisja e pandemisë 114 mijë persona janë infektuar me Covid-19, ndërsa 1956 kanë humbur jetën.

Pandemia ka pasur ndikimin e saj jo vetëm në shëndetin e njerëzve, por dhe te bizneset. Masat kufizuese kanë shkaktua falimentimin ose kalimin në status pasiv të rreth nëntë mijë bizneseve. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave INSTAT, rreth 50 mijë persona kanë humbur vendin e punës. Edhe turizmi ishte një tjetër sektor që u prek drejtpërdrejtë nga virusi. Numri i vizitorëve të huaj në Shqipëri ra me 3.7 milionë persona.

Probleme të tjera shkaktuar nga Covid-19 u lidhën dhe me dhunën në familje e cila në sajë të izolimit i mbajti njerëzit më shumë në shtëpi dhe si pasojë edhe dhuna në familje pësoi një rritje.

SHKARKO APP