Një vit protestë, aktorët: Teatri nuk preket

Protesta e artistëve për të mos lejuar shembjen e godinës së vjetër të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të një godinë të re ka mbushur këtë të premte plot një vit nga nisja e rezistencës së artistëve dhe artdashësve. Ajo tashmë është shndërruar në protestën më afatgjatë në kohë dhe ndër më aktivet që është organizuar ndonjëherë në vend.  Kjo është qëndresa më jetëgjatë deri tani në Shqipëri dhe aktori Neritan Liçaj thotë se protesta do të vazhdojë në shenjë respekti për dinjitetin e të gjithë artistëve që janë ngjitur në skenën e Teatrit Kombëtar.

“Është një protestë nga më civilet dhe intelektuale që është bërë. Është një ligj absurd që centralizon të gjithë pushtetin mbi artet në duart e ministrit të kulturës. Betejën ne e kemi fituar kjo është e pakët por e sigurtë. Teatri nuk preket”- tha aktori Neritan Licaj.

Çështja e Teatrit është një nga pikat më të nxehta të debatit politik dhe publik e cila prej një viti është kthyer në një “mollë sherri” midis artistëve dhe qeverisë por jo vetëm. Mbi këtë çështje janë hedhur akuza të shumta që kanë të bëjnë me aferat korruptive që është tentuar dhe po tentohet të bëhen në emër të ndërtimit të një Teatri ri. Kuvendi i Shqipërisë, ka miratuar vetëm me votat e maxhorancës, ligjin për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar, gjë që ka shkaktuar një përplasje të vazhdueshme edhe ndërinstitucionale ku në mbështetje të artistëve ka dalë edhe opozita si edhe kreu u shtetit, Ilir Meta. Kujtojmë se një grup i artistëve që dolën në fillim në mbrojtje të godinës u shkëputën nga protesta pas disa takimeve që u zhvilluan midis përfaqësuesve të qeverisë dhe aktorëve, arsye për të cilën shpesh është aluduar se u manipuluan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas aktorëve protestues qeveria “Rama” është përfshirë në një aksion krejtësisht antikushtetues dhe të paligjshëm për zbatimin e një skeme korruptive për të zhvilluar në interes të miqve të Kryeministrit një pronë publike në qendër të Tiranës. Sipas tyre, me këtë projekt që përfshin shkatërrimin e një prej pak ndërtimeve me vlerë historike dhe arkitekturore që mbetet në kryeqytet, Kryeministri po dëmton dhe kujtesën kulturore dhe historike të vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Artistët dhe qytetarë të ndryshëm që mbështesin kauzën e tyre, pasditen e sotme në orën 18:30, do mblidhen në sheshin e Teatrit për të përkujtuar këtë vit rezistencës qytetare! “Sot është një ditë e rëndësishme. Kauza për mbrojtjen e Teatrit nga aksioni i parë publik mbush 1 vit. Të gjithë ata që kanë luftuar për këtë kauzë, ata që na kanë mbështetur, aktivistë, gazetarë, intelektualë, qytetarë të Tiranës, studentë, bashkëluftëtarë të kauzave të tjera, edhe skeptikë, ndonjë i penduar, të gjithë janë të ftuar të na bashkohen për të salutuar këtë kryevepër të përbashkët rezistence e sakrifice”- shprehet njëri prej mbrojtësve të kësaj kauze, profesori i angazhuar në aktivitetet e shoqërisë civile, Ervin Goci.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?