Njerëz nën rrënoja, zjarrfikësi italian: Ka ende shpresë
Njëri prej zjarrfikësve italianë të përfshirë në operacionin e kërkim-shpëtimit në Durrës, ka deklaruar për A2 se po punohet me objektivin për të shpëtuar ende njerëz në banesën e familjes Lala, edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë nga tërmeti i rëndë që goditi vendin.
“Jemi 160 zjarrfikës italianë, të specializuar në kërkimin poshtë rrënojave. Do të vijnë edhe të tjerë. Ka ende kohë, në Akuila kemi shpëtuar njerëz që kishin 72 orë nën rrënoja. Gjithmonë punojmë me objektivin për të shpëtuar njerëz”, deklaroi zjarrfikësi italian
Sipas tij, operacioni është i vështirë pasi “shtëpia është shembur e gjitha dhe të katër katet kanë përfunduar sipër njëri-tjetrit”. Duhet pasur shumë kujdes kur gërmon nga njëri kat në tjetrin për të mos dëmtuar njerëzit që janë bllokuar poshtë.