“Njerëzit duhet të ishin para Kryeministrisë”, Demalia: 110 mln euro për motivet politike të Ramës, një lojë e tillë dhe me Rtv Ora
Reagimin pas humbjes nga Shqipëria të gjyqit në Arbitrazh me Francesko Becchetin publicisti Ilir Demalia e sheh të vakët.
Në një intervistë për Rtv Ora, Demalia thotë se shoqëria civile dhe qytetarët e përgjegjshëm duhet të ishin para Kryeministrisë dhe sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi duhet të ishte larguar një orë e më parë.
Demalia thotë se fatura 110 mln euro që do ti paguajmë sipërmarrësit italian është vetëm maja e ajsbergut, pasi duke llogaritur edhe pagesën që vendi ka shpenzuar për avokatët, dëmi është shumë herë më i madh.
Demalia: Nuk shqetësohem shumë për faktin e 110 milion eurove sepse dëmi që i ka bërë qeveria e Edi Ramës në këto 8 vjet Shqipërisë është shumë më i rëndë, edhe vetë borxhi i Becchetit është më shumë se 110 milion euro po të dimë shifrat e avokatëve që ka paguar qeveria shqiptare dhe të tjera tarifa që paguhen në të tilla raste. Qershia mbi tortë në këtë propagandë të qeverisë së Ramës gjatë kësaj fushate që nuk mund të thotë më asgjë dhe duket dhe nga vetë gjendja e tij fizike, psiqike që është i lodhur dhe i shkatërruar. Pushteti të lodh, ne e marrimn sikur është ndonjë qejf i madh. Pushteti është për njerëz të përgjegjshëm, për njerëz që kanë një vizion, që kanë një dashuri për vendin e vet dhe duan të bëjnë diçka për vendin tonë. Kurse në Shqipëri,gjatë gjithë historisë tonë pushtetin e kanë përdorur si plaçkë tregu dhe njerëzit si lakej, dhe njerëzit e pranojnë këtë, kjo është më e rënda. Mospërgjegjësia edhe në rastin e Becchetit, në një kohë që ata që janë opozitë e Edi Ramës në vend duhet që të dalin, populli pa parti, shoqëria civile, qytetari i përgjegjshëm që ndjen përgjegjësi për atë çka ai poshtërohet, për atë çka ai vidhet e poshtërohet, duhet të ishte para Kryeministrisë. Urgjentisht duhet të ikte Ëngjëll Agaçi, çfarë pune ka ai që të bisedojë me Becchetin që mos sulmo qeverinë, shko fol me drejtorin e Top Channel, kjo tregon kompromentim të gjithë medias.
Demalia thotë se një lojë e tillë po luhet edhe me Rtv Ora teksa sjell shembullin sesi në SHBA një oficer policie është dënuar me 50 vjet burg për 60 mijë dollarë abuzime.
Demalia: Dhe ju po paguani këtë faturë për deoncimet që keni bërë për Becchetin dhe raste të tjera, një lloj loje po luhet dhe me ju pavarësisht se po qëndroni akoma për shkak të situatave dhe rrethanave se erdhën zgjedhjet dhe u lëkund dhe pozita e qeverisë socialiste por ndoshta dhe Rtv Ora do ta kishte pësuar si Beccheti. Ndoshta do të ishte më mirë për pronarin se do të merrte dhe ai 120 milion euro por problemi është se çfarë bëhet me mediat. Këtu tregohet edhe kompromentimi i medias. Media është pushtet i katërt. Nëse do të ishte bërë mur karshi këtyre ndërhyrjeve të qeverisë nuk do të guxonte jo Ëngjëll Agaçi, por as Rama, dhe as Zoti nuk do të guxonte të shkonte. Është kulmi dhe prandaj ai ka fituar gjyqin, në Perëndim duhet dy gjëra të vogla për të rrëzuar çështjen. Dukshëm e ka bërë për motive politike Rama dhe për këtë motiv politik të Ramës shteti duhet të paguajë 110 milion euro.Këtu është dënuar një shef policie 50 vjet burg për 60 mijë dollarë, pse ka futur jashtë orarit 2-3 policë, 60 mijë dollarë janë asgjë.Precedenti për të ndëshkuar abuzimet me pushtetin dhe korrupsionin e pushtetit në Shqipëri deri më sot është zero dhe kjo është drama shqiptare.
Arbitrazhi ka ndëshkuar vendin tonë me 110 milionë euro. Mesazhet e dërguara nga Erion Veliaj drejt pronarit të Agon Channel duket se kanë ndikuar në humbjen e gjyqit ndaj Francesko Becchetit.