“Njerëzit kujtojnë se kam Covid-19”, mjeku Pipero: As familjarët nuk më rrinë afër, është situatë jo e këndshme

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero, zbuloi sonte në emisionin “Open” se duke qenë se ai është shumë i ekspozuar me Covid-19 i është dashur që të ruaj distancën me familjarët e tij.

Sipas Piperos, koha që qëndron pranë familjarëve është shumë e shkurtër.

Ndërkohë, mjeku i njohur ka shtuar se edhe njerëzit në jetën e përditshme duke qenë se e dinë që ai shërben tek Infektivi i mbajnë distancë sikur të jetë i kontaminuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më ka ndodhur edhe mua. Më kanë kujdes se kujtojnë se kam koronën me vete. Që kujdes, mbaj distancën duke qenë se jam mjek. Normalisht që jam më i ekspozuar. Mos kujtoni se familjarët më rrinë shumë afër. Sigurish, koha e ekspozimit bashkë është vetëm disa minuta. “ tha Pipero

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është një situatë jo e këndshme por e domosdoshme për të qenë të kujdesshëm” shtoi më pas mjeku i njohur./tch

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?