“Njëri me kapele”, Valteri publikon videon e atentatorëve të prokurorit Ndoja, e thërret SPAK

SPAK i kërkon deputetit Halit Valteri të paraqesë provat dhe të dëshmojë se çfarë di lidhur me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku.

Gjithçka mori shkas nga seanca plenare, ku Halit Valteri nga foltorja e Kuvendit publikoi një video në të cilën pretendonte se shihen autorët e atentatit.

Valteri tha se kanë qenë dy autorë në sulm, njëri me kapele dhe tjetri pa kapele.

Ai sqaroi se pamjet i ka marrë nga kamerat e sigurisë në disa biznese në zonën ku ka ndodhur ngjarja.

“A keni dërguar policët që të sekuestorjnë kamerat e sigurisë, unë e kam bërë. Kam shkuar në vendin e ngjarjes dhe kam sekuestruar kamerat që shihen autorët e krimin, njëri është me kapele e tjetri është pa kapele”.

Deklaratat Valteri i bëri në interpelancën e thirrur me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, ku i kërkoi atij llogari për zbardhjen e atentatit ndaj prokurororit Ndoja.

Sipas Valterit, policia nuk po i heton qëllimisht autorët pasi është e lidhur ngushtë me bandat.

Për Lleshajn, nga ky veprim u kuptua qartë se Valteri nuk e ka hallin te krimi në përgjithësi, por në një rast konkret. /Ora News

SHKARKO APP