Njërit prej nga 4 viktimave në Velipojë, në 2018 i vranë djalin
Sherri banal për shezlongët në Velipojë, përfundoi në masakër, aty ku kanë mbetur të vdekur katër persona dhe dy të tjerë janë plagosur. Shkak u bë vendosja e disa shezlongëve në hapësirat e dy hoteleve që janë të vendosur 50 metra në distancë nga njëri-tjetri.
Njëri nga viktimat është Kujtim Ferracaku, babai i Arjan Ferracakut, të cilit iu bë atentat në vitin 2018, teksa po kalëronte i shoqëruar nga miqtë e tij.
Babai i dy fëmijëve të mitur u qëllua nga një person, i cili i zuri pritë dhe sipas hetuesve, autori ka qëlluar nga një largësi prej afro 70-100 metra. Kujtim Ferracaku akoma e mbante të vendosur fjongon e zezë në profilin e tij në Facebook për humbjen e të birit.