Njeriu që porosiste dhe kryente vrasjet e bandave

Kriminelët mes njëri-tjetrit i kanë ngjitur nofkën Lala, megjithëse emri zyrtar i tij është Talo Çela, 51 vjeç. Sytë e policisë dhe të drejtësisë ishin të mbyllur deri ditën kur ata u hapën nga bashkëpunëtori i tij i parë Alkond Bengasi që e përmend emrin e Talo Çelës në mega-grabitjen e Rinasit.

Rrëfimtari tjetër i drejtësisë erdhi nga i penduari tjetër Klevis Alla që tregoi sesi Talo Çela u implikua në vrasje të pamëshirshme dhe të dyfishta në Durrës teksa garantoi largimin e të dyshuarëve. Ndaj tij policia vendos për herë të parë shpërblim në 2020 në vlerën e 10 mijë eurove, por në 43 raste policia u kthye duarbosh pa të shumë kërkuarin, pse jo edhe të tradhtuar mes njëri-tjetrit.

I treti Nuredin Dumani e përshkruan atë si një njeri që mbante mjetet e duhura për të shpërthyer dyer të blinduara atëherë kur grupi mori informacion se në një banesë gjendeshin 500 mijë euro, se Talo Çela mori porosi për të vrarë Fatmira Dedën nënën që kërkonte drejtësi dhe që u tradhtua nga shteti i saj.

Për ta kryer vrasjen ashtu si e porositi Festim Qoli të tillë që të ngjante si grabitje, Talo e rrahu e mandej e goditi me thikë, duke i marrë çantën teksa më herët kishte pohuar se largimi nga skena e krimit do ishte më i lehtë në rast se kryhej në afërsi të varrezave.

Një i shumë kërkuar për të cilin u vendos 5 kilogramë eksploziv që të shembej gjithçka nga banesa e cila tanimë është e braktisur. Por gjithashtu një njeri që e takoi Nuredin Dumanin dhe e bëri mik mbasi ai kishte dalë nga burgu i tha “kemi shumë punë“, duke nënkuptuar se Durrësi ishte njëherazi një qytet i nëndheshëm krimi.

Një mik që e ktheu armik Nuredin Dumanin i cili pistoletën që ia dhuroi Talo Çela ia drejtori të vëllait të tij Bujar Çelës. Kur ajo nuk shkrepi armiku më i ri i të shumë kërkuarit urdhëroi dy të tjerë ta vrisnin medoemos.

Marrë nga /Top Channel/

SHKARKO APP