Njerka e Marsela Toshit: Punonte në një lokal nate, lante gota e pjata
mes lotëve dhe dhimbjes, pak familjarë, vetëm të Nuam Toshit, babi që vari 2 djemtë e tij dhe veten, i dhanë latmutirën e fundit. Nëna e fëmijëve, Marsela nuk u lejua në varreza dhe as familjarët e saj. Familja e Marsela Toshi ndodhet në Kraps të Fierit. Babai i saj ishte nisur drejt Korçës për të marr pjesë në ceremoninë mortore të dy djemve të saj.
Në shtëpi ishte gjyshja e saj Merfaja dhe njerka e saj, Burbuqja. Gjyshja pohon se Marsela kishte qënë në shtëpi një muaj më parë. Ajo interesohet dhe i mbante shumë mirë dy djemtë me ushqim e veshje.
Burbuqja, njerka e Marselës, pohon se e ka rritur që 3 vjeçe, pasi babai i Marselës e kishte ndarë mamanë e saj. Ka qënë çapkëne e hedhur, tregon ajo.
“Shkuam në Greqi. Ne ikëm me pasaporta, me viza. Marselën e mori në Greqi me lekë i ati. Atje pas një muaj u njoh me një djalë dhe nuk erdhi në darkë në shtëpi. Njoftuam policinë. Pas 6 muajsh, djali erdhi na takoi e tha se e donte për grua. U martuan e bëri fëmijë. Marsela rrihej nga burri i parë. Ajo e la dhe njohu Naunin e u martua me të dhe lindi djalin e dytë”, shprehet Burbuqja.
Ajo rrëfen se, “Marsela ishte një nënë e mirë për fëmijët e saj, atyre s’u mungonte asgjë. Ajo punonte në një lokal nate, lante gota e pjata”.
KOHA JONË SONDAZH

