Njësia nr.9 në Tiranë kundër vendimit të Bashës: S’pranoj dorëzimin e detyrës
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi njoftoi shkarkimin nga detyra të disa krerëve të degëve të PD në Tiranë, por edhe në rrethe, ka reaguar Dega e PD nr.9 në Tiranë.
Në Tiranë në degën nr.9 shkarkohet me vendim të Bashës sekretarja Eda Grimci.
Përmes një shënimi në facebook, kjo degë pohon se nuk e njeh këtë vendim dhe nuk pranon të dorëzojë detyrën, me argumentin se Basha është i shkarkuar nga Kuvendi Kombëtar, ndërsaj zonja Grimci njeh si autoritet vetëm Komisionin e Rithemelimit.