Ndërron jetë në moshën 67-vjeçare Nehat Kulla
Ndahet nga jeta në moshën 67-vjeçare Nehat Kulla, i njohur si “gjenerali” i bandës famëkeqe.nehat kulla
Ai kishte disa kohë qe kishte perfunduar denimin 20 vjeçar ne burgun e Fushe Krujes për vrasjen e Halim Gjuzit në vitin 1998 në Golem, shoferi i ish-ministrit të Brendshëm, Halit Shamata.
Kujtojmë se më 29 qershor 2018, Nehat Kulla iu drejtua Gjykatës për lirim me kusht. Gjendja shëndetësore ishte një nga argumentet e Kullës për lirinë, por me pas hoqi dore.
Emri i tij eshte i lidhur me nje sere ngjarjesh dhe njihej si drejtuesi i njeres prej bandave qe vepruan ne vitin 1997.
Banda e Nehat Kullës
Banda e Nehat Kullës ishte një grup kriminal që veproi në fshatin Tufinë të Tiranës në vitet 1997-1998.
Banda u krijua gjatë trazirave të vitit 1997. Në këtë situatë ai së bashku me familjarë e miq të tij mban të paprekur repartin “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve të popullsisë. Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mban repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën gjenerali, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët ai ishte njeriu më me influencë. Madje, gjatë vitit 1997, kur shteti kishte humbur kuptimin e vet, ai arrin të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, ku u garantonte banorëve të Kinostudios dhe Tufinës qetësinë, duke mos lejuar asnjëri të futej në hartën e vendit ku ai kishte ndikimin e tij. Banda e tij kreu shumë vrasje dhe krime të tjera të frikshme./tch/