Njihen si tutorë prostitutash në Europë, ja në cilin vend renditen shqiptarët
Për sa i përket një raporti në kuadër të trafikimit të qenieve njerëzore në Spanjë, shqiptarët renditen në vend të dytë.
1219 persona kryesisht nga Spanja, Shqipëria, Kina dhe Nigeria janë vënë në pranga në operacionet kundër shfrytëzimit seksual nëpërmjet prostitucionit, të zhvilluara nga policia spanjolle.
290 viktima janë shpëtuar nga këto operacione.
Në një tjetër operacion, i cili rezultoi i suksesshëm në shkatërrimin e një rrjeti kriminal për trafikim qeniesh njerëzore me qëllim shfrytëzimin, u vunë në pranga 15 persona.
8 prej tyre u arrestuan në Palma de Mallorca, 5 në Alicante dhe 2 të tjerë në Las Palmas de Gran Canaria.
5 nga viktimat e trafikimit u detyruan të paguajnë një borxh prej 35 mijë eurosh.
KOHA JONË SONDAZH

