Njihuni me asteroidin që do të kalojë afër Tokës (Video)
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=R5E_U2CD8XY” width=”560″ height=”315″]
Një asteroid me diameter 15-30 metra do të kalojë shumë afër planetin tonë më 12 tetor, 44 000 km nga toka, ose pothuajse sa një e teta e distancës mes Tokës dhe Hënës ose pak më sipër se orbitat e sateliteve gjeostacionare të NASA-s dhe Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA) që ndodhen në një largësi prej 36 000 km. «2012 TC4» lëviz me një shpejtësi prej rreth 14 kilometra në sekondë, sipas llogaritjeve të shkencëtarëve rrugëtimi i tij nuk përbën ndonjë kërcënim. “Ne jemi të sigurt se nuk ka gjasa që ky objekt të godasë Tokën. Nuk ka asnjë rrezik”- siguroi Dedlev Kosni nga Agjencia ESA.
NASA dhe ESA megjithatë do të kenë mundësinë të testojnë gatishmërinë dhe përshtatshmërinë e sistemeve të mbikqyrjes së asteroidëve dhe reagimit emergjent në rast rreziku.Ky asteroid kaloi për herë të fundit afër Tokës në vitin 2012, në një distancë dy herë më të largët se tani. Ai përfundin një rrotullim rreth diellit çdo 609 ditë, kështu që do të kthehet në tokë për pak vite (por jo në të njëjtë rrugë dhe në të njëjtën distancë).
Një masë shkëmbore rreth 40 metra kishte rënë në Tunguska të Siberisë në vitin 1908, duke rrafshuar një hapësirë të madhe të pyllit. Një objekt më vogël, ndoshta një kometë me diametër rreth 20 metra, dhe jo një asteroid, kishte shpërthyer mbi Chelyabinsk të Rusisë në vitin 2013, duke plagosur më shumë se 1 200 njerëz dhe duke thyer dritaret e pothuajse 5 000 ndërtesave. Në asnjë nga këto raste nuk u kuptua se po vinte një trup qiellor në Tokë. Nëse një asteroid si 2012 TC4 ‘ “bien në planetin tonë,” do të ketë një ndikim të ngjashëm me atë të Chelyabinsk “sipas ESA. Pyetja thelbësore është se çfarë do të ndodhte nëse në Tokë do të binte një asteroid më i madh.
http://www.huffingtonpost.gr/2017/08/11/eidhseis-diethnes-asteroeidhs-me…
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=CgrEUlW6eE4″ width=”560″ height=”315″]