Njihuni me gjykatësen e parë shqiptare në SHBA

Edit Shkreli, profesoresha dhe avokatja shqiptare më një karrierë të pasur në SHBA, është betuar si gjykatësja e parë shqiptare në New York.

Zgjedhjet u mbajtën më 7 nëntor, dhe Edit Shkreli fitoi garën për gjykatëse në Gjykatën Civile të New York-ut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në ceremoninë e betimit, e zhvilluar sipas protokollit amerikan për gjyqësorin, nuk munguan dhe simbolet shqiptare. Sopranoja Dëshira Krliu këndoi himnin shqiptar, ndërsa në sallë nuk mungon flamuri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës.

Edit Shkreli ka përfunduar në vitin 2011 studimet për avokaturë në Nju Jork. Prej tetë vitesh ajo ka punuar në sistemin e drejtësisë amerikane. Ndërsa si pjesë e angazhimit akademik ajo është pjesë e stafit pedagogjik në universitetin e drejtësisë në Nju Jork.

Veç angazhimit në sistemin e drejtësisë amerikane, Shkeli është aktive dhe në organizatat e komunitetit shqiptar që jeton në SHBA.

SHKARKO APP