Njihuni me parashikimin e motit për këtë javë

SHMU njoftoi sot se zyrtarisht tashmë jemi futur në muajin Nëntor dhe kryefjala e parashikimit të motit duhet të ishin reshjet e shiut dhe vranësirat, por ende jo!

Thënë kjo pasi për shkak të disa kushteve të caktuara meteorologjike moti në rajonin e Ballkanit për javën që presim përpara do të jetë i qëndrueshëm.

Në këtë mënyrë duke nisur nga dita e nesërme dhe deri ditën e mërkurë moti do të jetë kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare.

Gjatë ditës së enjte pritet një përkeqësim i lehtë i kushteve atmosferike. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe në zonën e veriut edhe intervale me diell.

Vranësirat në zonën e qendrës dhe atë të jugut do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata afatshkurtër.

Java mbyllet me ditën e premte me motin i cili parashikohet fillimisht me alternime vranësirash dhe kthjellimesh dhe më pas mot i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.

Image

SHKARKO APP