Njihuni me Shefin e Departamentit të Teknologjisë Ushqimore, Prof. Dr. Abdyl Sinanin
Prof. Dr Abdyl Sinani është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Natyrore të Tiranës për Kimi Industriale. Ka marrë gradën “ Kandidat i Shkencave “(Doktor) më 1983, titullin shkencor “ Bashkëpunëtor i Vjetër Shkencor” (Docent) më 1992, titullin “ Mjeshtër Kërkimesh” (Profesor i Asociuar) më 1995, dhe titullin “Profesor” më 2004.
Është hartues i disa programeve lëndësh, pjesëmarrës dhe referues në disa konferenca brenda dhe jashtë vendit, drejtues dhe pjesëmarrës në mjaft projekte dhe studime të rëndësishme në fushën e teknologjisë ushqimore. Është autor ë shumë librave, si Kimia e Teknologjia Ushqimore, Bluarja, Merceologjia Ushqimore, Teknologjia e Blojes së Drithërave, Teknologjia e Ruajtjes dhe Perpunimit të Drithërave etj.
Gjithashtu Profesor Abdyl Sinani është autor i shumë monografive dhe artikujve shkencorë, si Drithi si lëndë e parë për Industrinë, Cembrionizimi i Misrit, Bazat teorike të ndërtimit të diagramave të blojes, etj.
Ka punuar si specialist, drejtor, zëvendës Ministër në Ministrinë e Industrisë së Lehte dhe Ushqimore dhe ne Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit.
Nga viti 1993-1998 Këshilltar i Kryeministrit.
Anëtar i Këshillit Shkencor të Institutit KimikoTeknologjik.
Anëtar i Kryesisë së Unionit të Dhomave te Industrisë së Shqiperisë
Pedagog i Jashtem ne Universitetin Shtetëror te Tetovës.
2018 – në vazhdim Shef i Departamentit te Teknologjise Ushqimore, Kolegji Universitar Qiriazi.
KOHA JONË SONDAZH

