Njoftim i rëndësishëm për ata që do të udhëtojnë jashtë Shqipërisë

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR) ka njoftuar të gjithë personat që duan të udhëtojnë jashtë Shqipërisë, ju duhet Leje Drejtimi Ndërkombëtare dhe Leje Qarkullimi Ndërkombëtare.

Tashmë këto dy dokumente mund t’i tërheqin pranë Qendrës së Kolaudimit të Mjeteve (ish-Nsharaku), kundrejt një tarife prej 500 lekësh.

Njoftimi

Swiss Digital Desktop Reklama

Vëmendje për të gjithë ata që duan të udhëtojnë jashtë shtetit!

Swiss Digital Mobile Reklama

Leje Drejtimi Ndërkombëtare dhe Leje Qarkullimi Ndërkombëtare mund të tërhiqen edhe te zyrat e DRSHTRR Tiranë, pranë Qendrës së Kolaudimit të Mjeteve (ish-Nsharaku), përveçse në DRSHTRR Tiranë në Kashar! Shmangni radhët dhe kurseni kohën në këto ditë të nxehta.??

Merr me vete:
-Leje Drejtimi Kombëtare/Leje Qarkullimi Kombëtare
-Dokument identifikimi
-1 fotografi për Leje Drejtimi Ndërkombëtare

Leje Drejtimi Ndërkombëtare dhe Leja e Qarkullimit Ndërkombëtare të vlefshme për 3 vite! Tarifa 500 lekë!/Gazeta Liberale

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?