Njoftim për amerikanët që duan të largohen nga Shqipëria

Ambasada amerikane ka njoftuar sot shtetasit amerikanë që këkrojnë të kthehen në vendin e tyre se janë dy mundësi për t’ú larguar me avion nga Shqipëria dhe ka dhënë detajet për të interesuarit.

Kujtojmë se mjaft shtetas amerikanë punojnë e jetojnë në vendin tonë dhe kanë mbetur në vendin tonë prej disa javësh, që pas pezullimit të fluturimeve në të gjitha vendetg e prekura nga koronavirusi.

Ambasada amerikane njofton se “ka mësuar për dy fluturime të mundshme me karta që mund të udhëtojnë këtë javë në qytetet e Europës ku pasagjerët mund të lidhen me fluturimet komerciale në Shtetet e Bashkuara.

Detajet ende po dalin. Nëse jeni qytetar amerikan dhe doni të niseni nga Shqipëria, dërgoni një email sot, para orës 10:00 (koha e Shqipërisë) në ACSTirana@state.gov. Për më shumë informacion, klikoni këtu: https://bit.ly/2”WPULbj

SHKARKO APP