Njoftimi i palës greke, ja çfarë duhet të keni me vete për të udhëtuar në shtetin helen

Pala greke ka njoftuar të gjithë shtetasit që duan të kalojnë kufirin se duhet të kenë formularin PLF, certifikatën e vaksinimit ku shtetasit duhet të kenë kaluar 14 ditë nga doza e dytë e vaksinës, ose testin anti-covid i cili është i vlefshëm si nga institucionet shëndetësore shtetërore, ashtu edhe ato private, test normal apo test i shpejtë (rapid test).

Njoftimi u bë i ditur pas konfuzionit të shkaktuar ditët e fundit në pikat kufitare greke me Shqipërinë. Ky sqarim lehtëson procedurat e testimit anti-covid për të gjithë ata shtetas që nuk kanë një certifikatë vaksinimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?