Njohja e patentave shqiptare në Gjermani, ambasada: Po bëhen përparime

Disa kohë më parë u dha lajmi i mirë se patentat shqiptare u njohën në shtetin grek. E së fundmi një lajm i mirë vjen edhe për të gjithë ata shqiptarë që jetojnë në Gjermani.

Me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, ‘Ambasada Gjermane’ në Tiranë ka bërë me dije se janë duke u bërë përparime në rrugën e procesit të njohjes së patentave shqiptare në Gjermani.

Mes rreshtash në këtë postimin bëhet me dije edhe se njëkohësisht vlen të mbahet parasysh se për njohjen e mundshme të patentave shqiptare do të duhet të japin aprovimin e tyre për ndryshimin e duhur ligjor të 16 landet federale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu shkruhet se Gjermania do të mbështesë intensivisht Shqipërinë në përpjekjet e saj për të ulur numrin e aksidenteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Postimi i plotë:

Përparime në rrugën e procesit të njohjes së patentave shqiptare në Gjermani. Në një vizitë informative në Tiranë, Drejtuesi i Departamentit për Qarkullimin Rrugor në Ministrinë Federale për Qarkullimin dhe Infrastrukturën Digjitale, zoti Guido Zilke si dhe Drejtuesja e Referatit përgjegjës, zonja Renate Bartelt-Lehrfeld, u informuan para pak ditësh mbi zhvillimet aktuale në Shqipëri në sektorët e sigurisë rrugore dhe provimeve për patentat. Përpjekjet intensive të Shqipërisë në vitet e fundit për të sjellë procedurën e lëshimit të patentave në stadin më modern teknik dhe shkencor, përshëndeten shprehimisht nga Gjermania. Gjermania njeh përparimet e dukshme në këtë fushë. Njëkohësisht vlen të mbahet parasysh se për njohjen e mundshme të patentave shqiptare do të duhet të japin aprovimin e tyre për ndryshimin e duhur ligjor të 16 landet federale. Me veprimtaritë pozitive të vlerësuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, nga këndvështrimi gjerman, është bërë një hap tjetër i rëndësishëm. Sidoqoftë, duhet të ndiqen edhe masa të mëtejshme për të përmirësuar sigurinë rrugore në Shqipëri. Gjermania do të mbështesë intensivisht Shqipërinë në përpjekjet e saj për të ulur numrin e aksidenteve. Delegacioni ka njoftuar se së shpejti do të dërgojë një ekspert të sigurisë rrugore në Tiranë.’’

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?