Njollat e gjakut dhe shenjat e plumbave në vendngjarje, si u qëllua i riu në Vlorë teksa po shkonte në shtëpi

Rreth ngjarjes së djeshme ku mbeti i plagosur 36 vjeçari D. Hanaj, policia e Vlorës po vijon hetimet rreth aktivitetit të plagosurit. Ndërkohë janë marrë në pyetje 8 persona banorë të lagjes ku ndodhi dhe atentati.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ditën e sotme, duken qartë shenjat e plumbave që kanë ngelur në xhamat e dyqaneve po ashtu dhe shenja gjaku në trotuar ku ka kaluar 36 vjeçari.

36-vjeçari Hanaj ka qenë duke pirë kafe në një nga lokalet pranë banesës së tij. Pasi ka dalë nga lokali po shkonte tek hyrja e pallatit pranë banesës së tij dhe është shtënë ndaj tij nga një makinë në lëvizje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Diego Hanaj mori një plumb në dorë ka lëvizur për rreth 50 metra ndërkohë duke u ndjekur nga autorët dhe qëlluar me armë automatike ndaj tij, por për fat plumbat nuk e kanë prekur, veçse një plumb në momentin e parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dyshohet se makina qe ka qenë në ndjekje të tij dhe që është qëlluar brenda saj është një makinë Audi.

Në vijim të informacionit paraprak për ngjarjen e ndodhur tek lagjja “Pavarësia”, ku u plagos me armë zjarri në dorë shtetasi Diego Hanaj, policia bën me dije se nga shërbimet policore, në fshatin “Trevëllazër” Vlorë , në një rrugë dytësore është gjetur i djegur një automjet i markës “Audi Q7”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe grumbullimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorit/ve të ngjarjes”, njofton policia.

Ndërkohë, nuk ka ende detaje për të shkuarën e 36-vjeçarit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?