Njollat e zeza të Tiranës

Në kryeqytet ka disa pika rrugore, të cilat janë konsideruar njolla të zeza, për shkak se në to shumë persona kanë mbetur të plagosur, të gjymtuar ose në rastin më të keq, kanë humbur jetën. I tillë është edhe segmenti rrugor, në hyrje të Kombinatit pranë ish-fabrikës së miellit. Ku kalimtarët do të duhej të kalonin në vijat e bardha por ata refuzojnë duke kaluar mbi trafikndarëse.

E njëjta situatë problematike paraqitet edhe në pjesën rrugore të Unazës, që lidh “Zogun e Zi” me ish-Stacionin e Trenit, ku kalimtarët refuzojnë të kalojnë në vijat e bardha.

Kjo mënyrë që kalimtarët kanë zgjedhur, për të kapërcyer rrugët është kthyer në një shqetësim për drejtuesit e mjeteve. “Ja e pe vet si kaluan. Është e rrezikshme të kalojnë kështu. Vështirëson qarkullimin”, thonë drejtuesit e automjeteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krahas qytetarëve të ndërgjegjshëm, të vetmet raste që i detyrojnë kalimtarët e tjerë të kalojnë në vijat e bardha apo vendkalimet e këmbësorëve, janë barrierat metalike të vendosura në disa akse, në qytetin e Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?